Vaksina e koronavirusit e prodhuar nga Universiteti i Oksfordit testohet ne Brazil

In this picture taken on April 29, 2020, an engineer looks through a microscope at monkey kidney cells as he checks tests on an experimental vaccine for the COVID-19 coronavirus inside the Cells Culture Room laboratory at the Sinovac Biotech facilities in Beijing. - Sinovac Biotech, which is conducting one of the four clinical trials that have been authorised in China, has claimed great progress in its research and promising results among monkeys. (Photo by NICOLAS ASFOURI / AFP) / TO GO WITH Health-virus-China-vaccine,FOCUS by Patrick Baert (Photo by NICOLAS ASFOURI/AFP via Getty Images)

Testimet klinike të vaksinës potenciale kundër koronavirusit të zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit kanë nisur në Brazil këtë fundjavë, ka thënë kompania “Lemann Foundation” që po sponsorizon këtë testim, shkruan Reuters.

Testimet do të bëhen në 2,000 vullnetarë që janë punonjës shëndetësore në Sao Paulo dhe 1,000 persona në Rio de Janeiro dhe po udhëhiqen nga Universidade Federal de Sao Paulo dhe spitali Rede D’Or, transmeton KosovoInsights.

Administruesi i Shëndetësisë në Brazil, Anvisa. ka aprovuar testet klinike në njerëz për vaksinën potenciale të zhvilluar nga Oksfordi dhe të përkrahur nga AstraZeneca Plc.

Brazili, ku virusi ende është duke vluar, është shteti i parë jashtë Britanisë i cili do të fillojë testimin e vaksinës së Oksfordit.

Shkencëtarët presin lansimin e vaksinës në fund të këtij viti.

Deri tash, në Brazil janë regjistruar më shumë se 1.1 milionë të infektuar me COVID-19 e më shumë se 51 mijë të vdekur.