Vdes edhe kitaristi Ibrahim Gökçek, një ditë pasi përfundoi grevën e urisë

Ibrahim Gökçek, anëtar i grupit folklorik turk Grup Yorum, aktivist dhe kitarist i basit, ka vdekur pas 323 ditësh nga grevë urie kundër censurës së muzikës së grupit të tij.

Edhe pse Gökçek vendosi të ndërpresë grevën e urisë një ditë më parë pasi u pranua një leje koncerti, ai ishte në gjendje kritike dhe humbi jetën në spital.

Ai ishte një nga dy anëtarët e Grup Yorum në grevë urie, duke kërkuar që qeveria t ‘ i japë fund synimit të grupit të tij, të përfundoj ndalimin e koncerteve të tyre dhe të lirojë 7 anëtarë të burgosur të grupit. Këngëtarja 28 vjeçare Helin Bölek, vdiq në fillim të muajit të kaluar pasi ishte në grevë urie për 288 ditë.

Gokçek kur e kishin lajmëruar se Bolek kishte vdekur, ai ishte shprehur se “Ju vratë një grua 28 vjeçare” duke iu drejtuar partisë së Erdoganit.

Grup Yorum ka qenë një grup muzikor popullor midis të majtës turke dhe kurde që kur u formuan në mes të viteve 1980. Ky grup i ka dhënë publikut turk dhe ndërkombëtar 23 albume para ndalimit të vendosur në koncertet e tyre nga Presidenti Turk, Rexhep Taip Erdogan.