Vdes edhe kosovari i katërt si pasojë e aksidentit tragjik në Gjermani

Si pasojë e aksidentit tragjik në Gjermani, nga i cili mbetën të vdekur tre anëtarë të familjes Krasniqi nga Ferizaj, ka vdekur edhe personi i katërt i cili gjithashtu ka shtetësi kosovare.

Policia gjermane ka konfirmuar se në aksidentin e ndodhur dje kishin mbetur të vdekur tre persona, dy me shtetësi kosovare dhe një me zvicerane, por të tretë me mbiemër të njejtë.

 

Nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani kanë njoftuar që sot ka ndërruar jetë edhe shqiptari i katërt në aksidentin e rëndë në Landin e Baden Württemberg.

 

Në këto çaste të vështira për të gjithë ne ku për vetëm një javë u shuan tragjikisht 6 jetëra të bashkëatdhetarëve tanë, shprehim pikëllimin e thellë për të gjitha tragjeditë e tmerrshme që rënduan fatin e diasporës sonë sidomos javën e fundit, duke u shprehur ngushëllimet e sinqerta në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës.

Duke qenë të vetëdijshëm që jeta në mërgim nuk është e lehtë, dua të shprehë mirënjohjen time të thellë për të gjithë bashkëkombësit tanë në diasporë që nuk e harruan asnjëherë gjakun, atdheun, dhe kombin, dhe kështu mbesin pjesë e pandashme e jona, pavarësisht se ku ndodhen fizikisht.//KosovoInsights