Vdes edhe një person nga Coronavirusi

Një burrë nga Rahoveci i infektuar me COVID-19 ka vdekur sot nga COVID-19. Numri i të vdekurve nga pandemia shkon në 28.

Sipas Klinikës Infektive, pacienti 77 vjeçari ka pasur edhe sëmundje kronike të veshkave dhe ka qenë në dializë.

Nga raporti 24 orësh i Klinikës Infektive, i datës 8 maj bëhet e ditur se në klinikë aktualisht janë të shtrirë edhe 8 pacientë me COVID-19 pozitiv.

Pesë raste janë në gjendje stabile, 3 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Nga klinika, sot lirohen 5 pacientë të shëruar nga infeksioni me COVID -19.//KosovoInsights