[the_ad_group id="1455"]

Vdes edhe një tjetër me COVID-19

Vdes edhe një 64 vjeçar me COVID-19 në Klinikën Infektive në Prishtinë. I ndjeri ishte nga komuna e Kamenicës, duke u bërë kështu vdekja e parë nga kjo komunë me COVID-19.

Pas atij të Drenasit, edhe Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka njoftuar për vdekjen e parë në komunën e tij nga COVID-19 përmes llogarisë së Facebook ku ka ngushëlluar familjen e të ndjerit dhe gjithashtu ka bërë thirrje për respketimin e masave dhe shtimin e kujdesit nga qytetarër.

Sapo jemi njoftuar se në Klinikën Infektive në Prishtinë, ka ndërruar jetë një qytetar i yni 64 vjeç, i identifikuar me #COVID19.
Kjo është vdekja e parë e shënuar në komunën tonë nga virusi SARS-CoV-2. Ky rast duhet të na vetdijësojë të gjithëve që të vazhdojmë kujdesin dhe t’i respektojmë udhëzimet nga institucionet shëndetësore.
Ju lutem bartni maskat, mbani distancën dhe dezinfektoni duart vazhdimisht. Me këto tre hapa të thjeshtë siguroni veten dhe tjerët rreth jush.
Ngushëllime familjes!

Kjo vdekje çon në 120 numrin e të vdekurve me COVID-19 në Republikën e Kosovës që nga fillimi i pandemisë.

[the_ad id="6886"]