Vdes ikona e muzikës popullore Ismet Peja

Në orët e para të mëngjesit të së hënës, në moshën 83-vjeçare, ka ndërruar jetë ikona e muzikës popullore dhe qytetare nga Gjakova Ismet Peja, shkruan “Kosovo Insights”.

Lajmin e ka bërë të ditur i biri i tij, Visar Peja, përmes një postimi në llogarinë e tij sociale, gjersa ka shkruar.

“JARAN nuk dijta ndryshe as nuk mujta ndryshe me lajmru largimin tend nga kjo jete…pusho i qete se per ne ke ngel i perjetshem…tfala i bon Mames Jaran”. ka shkruar ai.

Që në fëmijëri prej moshës 13/14 vjeçare filloi të merrej me muzikë. Sukseset më të mëdha i arriti me shoqërinë muzikore “Hajdar Dushi”, me të cilën kishte prezantime të shumta në TVP dhe Radio Prishtinë.

Në Qershor 1970, Ismet Peja merr pjesë në Akordet E Kosoves 1970 me këngën “Ne Agim Heret U Qova”.

Albumi i tij i parë doli në vitin 1986 me orkestrën e “Hajdar Dushit”. Gjerë tani ka publikuar një numër të madh të albumeve muzikore dhe 4 videokaseta.//Kosovo Insights