Vdes në moshën 88 vjeçare aktori shumë i njohur

Aktori i njohur britanik, Ian Holm, që kishte luajtur rolin e Bilbo Baggins në filmat “The Lord of the Rings”, ka vdekur në moshën 88-vjeçare.

“Me mërzinë më të thellë mund të konfirmojmë se aktori Ian Holme ka vdekur këtë mëngjes në moshën 88-vjeçare”, ka njoftuar agjenti i tij në një njoftim për media.

Agjenti ka konfirmuar se Holm kishte sëmundjen e Parkinsonit.

Holm njihet edhe për rolin në “Alien” të vitit 1979.

Ai kishte fituar një çmim nga Akademia e Filmit në Britani e ka pasur edhe nominim në Oscar për rolin e Sam Mussabinit në filmin “Chariots of Fire” më 1982. //KosovoInsights