Vdes një burrë në Istog si shkas i dëmtimeve në vendin e punës

Një burrë ka vdekur dje si pasojë e lëndimeve që kishte pësuar në vendin e punës me datë 28 prill 2020, bën të ditur Policia e Kosovës.

Policia thotë se ka ndodhur për shkak të asgjësimit, dëmtimit ose heqjes së pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës.

Viktima ka vdekur dje në QKUK, dhe më pas u është liruar familjarëve.

“Në lidhje me rastin është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar në QKUK, me datë 08.05.2020 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve”, thotë PK, e cila nuk jep detaje të tjera rreth viktimës. //KosovoInsights