[the_ad_group id="1455"]

Vdes një grua nga Drenasi me COVID-19

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar për vdekjen e parë nga kjo komunë nga Coronavirusi, duke u bërë kështu vdekja e 119 në total, në nivel vendi.

Ai i ka shprehur ngushëllime familjes për humbjen, gjithashtu ka kërkuar që të respketohen masat dhe të shtohet kujdesi në raport me virusin COVID-19

Të dashur qytetarë,
Sot, me dhimbje pranuam njoftimin nga ShSKUK, se nga komuna jonë, ka vdekur një qytetare e infektuar me covid-19.
Familjes Rrukiqi dhe miqve të saj i shpreh ngushëllimet më të sinqerta.
Ky është rasti i dytë i vdekjes së të infektuarve në komunën tonë dhe shpresojmë që të jenë të fundit në këtë betejë me virusin.
Ju lutëm të respektoni masat e nivelit qendror dhe rekomandimet e IKSHP-së.
Mbroni shëndetin tuaj, të familjes dhe shëndetin publik.

 

[the_ad id="6886"]