Vdes një pacient nga COVID-19, totali shkon në 19

Klinika Infektive ka njoftuar që sot në orët e hershme të pasditës, ka vdekur edhe një pacient i prekur me COVID-19.

Bëhet fjalë për një pacienti 53-vjeçar nga Komuna e Prizrenit që ishte hospitalizuar në Klinikën Infektive të QKUK-së më 13.04.2020.

“Që nga fillimi ka qenë në gjendje shumë të rënde dhe në përkujdesje intensive. Tek i sëmuri, gjate ecurisë së sëmundjes janë zhvilluar ndërlikime si pasojë e Covid -19, të cilat edhe përkundër të trajtimit intensiv, pamundësuan që pacienti t’i mbijetoi sëmundjes. Kjo është vdekja e katërmbëdhjetë nga Covid-19 në Klinikën Infektive të QKUK-së dhe e 19-ta në nivel shteti”, thuhet në njoftim. //KosovoInsights