(EKSKLUZIVE) Vigan Qorolli: Vendimi për shkarkimin e Qeverisë i paligjshëm

Vendimi për shkarkimin e Qeverisë është i paligjshëm dhe duhet të anulohet ka thënë analisti dhe njohësi i çështjeve ligjore, Vigan Qorrolli.

Ai nëpërmjet një postimi në rrjetin social ka thënë se nëse del se deputeti Etem Arifi është dënuar nga Gjykata me 15 muaj burgim atëherë vendimi për shkarkimin e Qeverisë Kurti është i paligjshëm.

“Nese deputeti i Kuvendit te Kosoves, Etem Arifi, i denuar me aktgjykim te formes se prere me 15 muaj burg — ka marre pjese dhe ka votuar ne seancen e Kuvendit me date 25 mars 2020 per mosbesimin e Qeverise se Kosoves — atehere ai vendim i Kuvendit per shkarkimin e qeverise Kurti eshte i paligjshem dhe si i tille duhet te anulohet.

Sipas nenit 70.3 (6) te Kushtetutes, mandati i deputetit humb nese ai/ajo denohet me vendim te formes se prere me nje ose me shume vite burgim.”

Vigan Qorolli ka thënë se Qeveria duhet ta dërgoj në Kushtetuese kërkesën për anulimin e vendimit të Kuvendit.

“Etem Arifi e ka humbur statusin e deputetit para dt. 25 mars, sepse Aktgjykimi i Gjykates se Apelit eshte shpallur para kesaj date — prandaj Qeveria duhet ta dorezoje ne Gjykaten Kushtetuese kerkesen per anulimin e vendimit te Kuvendit per shkarkimin e Qeverise Kurti — sepse ne te ka marre pjese nje ish-deputet sipas Kushtetutes!”

Vendimi i Kuvendit eshte antikushtetues! Zbulimi i ketij fakti kaq vone e cenon rende demokracine kushtetuese te Kosoves! ka thënë Qorolli. //KosovoInsights