Veseli: Asnjë deputet i PDK uk voton qeveri të mashtrimeve, kërkojmë zgjedhje

Kryetari i PDK , Kadri Veseli, ka deklaruar sot nga Hani i Elezit se asnjë deputet i PDK-së nuk do ta votojë qeverinë e ardhshme që pritet të formohet nga LDK, AAK, Nisma dhe minoritetet.

“Asnjë deputet i PDK-së nuk voton qeveri të mashtrimeve. LDK dhe VV janë përgjegjëse për këtë gjendje të krijuar dhe ato duhet të gjejnë zgjidhje. Ne kërkojmë që vendi të shkojë në zgjedhje të reja demokratike pas pandemisë”, tha lideri i PDK-së, Kadri Veseli. //KosovoInsights