Vetëvendosje: Mefshtësia dhe papërgjegjësia e qeverisë, ministrit dhe SHSKUK po i kushtojnë Kosovës me jetë të humbura

Muajve të fundit, janë raportuar raste të shumta të vështirësive deri në mbetje pa oksigjen medicinal të spitaleve rajonale në Kosovë, transmeton “Kosovo Insights”.

Lidhur me këtë situatë të ndjeshme, ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje, sipas të cilës papërgjegjësia e qeverisë, ministrit dhe SHSKUK e Agjencioneve përgjegjëse po i kushtojnë vendit me jetë të humbura. Oksigjeni medicinal është element i domosdoshëm në përballje me COVID-19 për pacientët e shtrirë nëpër klinika.

“Mefshtësia dhe papërgjegjësia e qeverisë, ministrit dhe SHSKUK e Agjencioneve përgjegjëse po i kushtojnë vendit me jetë të humbura. Oksigjeni medicinal është element i domosdoshëm në përballje me COVID-19 për pacientët e shtrirë nëpër klinika”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

Disa nga deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në përgjigje të kërkesave të panumërta të qytetarëve nga gati të gjitha komunat e Kosovës, si dhe deputetët nga komisioni për shëndetësi, kanë ndërmarrë një protestë simbolike para Ministrisë së Shëndetësisë për t’i kujtuar se qytetarët po përballen me rrezik të dyfishtë, kurse punonjësit shëndetësor me vështirësi në punën e tyre, nga mungesa e oksigjenit.

Njoftimi i plotë:

OKSIGJEN PËR SPITALET RAJONALE

OKSIGJEN PËR TË SHPËTUAR JETËN

Spitaleve të mbingarkuara me pacientë me COVID-19, po u shtohet edhe mungesa e oksigjenit. Ditëve të fundit, sikurse muajve të fundit, janë raportuar raste të shumta të vështirësive deri në mbetje pa oksigjen medicinal të spitaleve rajonale.

Mefshtësia dhe papërgjegjësia e qeverisë, ministrit dhe SHSKUK e Agjencioneve përgjegjëse po i kushtojnë vendit me jetë të humbura. Oksigjeni medicinal është element i domosdoshëm në përballje me COVID-19 për pacientët e shtrirë nëpër klinika.

Gjendja është e rëndë dhe institucionet përgjegjëse duhet të ndërmarrin veprimet për të garantuar furnizim të rregullt e mbi të gjithë të pandërprerë me oksigjen medicinal dhe nga kompani që i përmbushin të gjithë kriteret duke i mbikëqyrur pa ndërprerë.

Sot, disa nga deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në përgjigje të kërkesave të panumërta të qytetarëve nga gati të gjitha komunat e Kosovës, si dhe deputetët nga komisioni për shëndetësi, kanë ndërmarrë një protestë simbolike para Ministrisë së Shëndetësisë për t’i kujtuar se qytetarët po përballen me rrezik të dyfishtë, kurse punonjësit shëndetësor me vështirësi në punën e tyre, nga mungesa e oksigjenit.//Kosovo Insights