Vetëvendosje: Pa zgjedhje të jashtëzakonshme, Kuvendi nuk mund ta zgjedhë Presidentin e ri

Pa zgjedhje të jashtëzakonshme, ky Kuvend nuk mund ta zgjedhë një president të ri, ka potencuar Ish-ministrja e Drejtësisë dhe anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu, raporton “Kosovo Insights”.

“S’kemi emër për President për faktin se ky Kuvend nuk mund ta zgjedhë një president të ri. Ç’farë do tendencë për të zgjedhur Presidentin tani, është tendencë për t’ia zgjatur jetën qeverisë aktuale. Ne kërkojmë që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme dhe Kuvendi i ardhshëm ta zgjedh edhe Qeverinë edhe Presidentin e ardhshëm”, ka deklaruar Haxhiu.

Propozimin e Ramush Haradinaj për ta përkrahur në synimet e tij si President, Haxhiu i ka quajtur skandaloze dhe qasje tuxhari.

“Në një vend normal një deklaratë e tillë nga një pretendent për president do të ishte skandaloze. Merreni me mend po kërkon vota “veresi”. Kjo është qasje tuxhari. z.Haradinaj nuk e meriton të jetë President, jo vetëm që i takon AAK-së, por ai ka qenë kryeministër dhe e kemi parë punën e tij. Vetëvendosje nuk e mbështet” ka theksuar Haxhiu.

Lëvizja Vetëvendosje është që të gjendet një kandidatë për president që është jashtë politike, dhe një figurë që ka integritet.//KosovoInsights