Vetëvendosje: Projektligji është i dizajnuar për oligarkët për t’ua marrë paratë taksapaguesve të varfër

Pas miratimit të Projektligjit për Rimkëmbje Ekonomike, në një konferencë për media ka reaguar Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje
Hekuran Murati, sipas të cilit, ky Projektligj është i dizajnuar për oligarkët pasi që sipas tij merren paratë e taksapaguesve të varfër dhe orientohen drejt të pasurve apo oligarkëve.

Me amendamentet e fundit ne e pamë që janë të dizajnuara, pra ky Projektligj i drejtohet një oligarku, një kompanie e cila operon në Kosovë e që për më tepër këto amendamente të lirohen nga tatimet në shifra milionëshe e po ashtu lirohen edhe nga pagesa e regjistrimit. Këto dy pasoja do t`i bart taksapaguesi i Kosovës dhe kjo assesi nuk mund të quhet rimëkëmbje ekonomike. Ky ligj ka shumë defekte, ka pabarazi dhe me fjalë të tjera mund të quhet si një Ligj që merr para nga taksapaguesit e varfër dhe i orienton ato drejt të pasurve dhe oligarkëve, kurse qytetarëve tjerë u thuhet merrni kursimet”, ka theksuar Murati.//Kosovo Insights