Vetëvendosje refuzon të marrë pjesë në ratifikimin e një marrëveshje ndërkombëtare

Ka filluar vazhdimi i seancës së kaluar plenare e në të cilën kanë mbetur për të ratifikuar disa marrëveshje ndërkombëtare në mes të Kosovës dhe institucioneve ndërkombëtare, raporton IndeksOnline.

Hekuran Murati në emër të grupit parlamentar të Vetëvendosjes ka thënë se partia e tij nuk do të marrë pjesë në votimin e ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar.

Kjo pasi që sipas tij, kjo qeveri është ilegale dhe rrjedhimisht ka bërë që në mes të pandemisë të shkarkohet qeveria Kurti.

Andaj nuk do të mund të japin votën e tyre pro ratifikimit të kësaj marrëveshje.