VIDEO – Momenti kur kidnapua dhe u dhunua aktivisti

Sot rreth orës 16:00 thuhet që është kindnapuar Veron Hasani, aktivist i Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Lajmin e ka bërë të ditur shoku i tij, Fitim Pacolli për kallxo.

Ata ishin duke ecur në shesh dhe Veron Hasani kishte shprehur mendimin e tij rreth Presidentit. Siç mësohet në ato çaste kishin ardhur 4 persona dhe e kishin kindnapuar Hasanin.

“Momentalisht jemi duke jetuar në një Repubilkë të kapur, ku askush nuk guxon ta shpreh mendimin e vet.

Kemi qenë tu hecë rrugës. Veroni ka shprehur mendimin e tij për Presidentin e Republikës së Kosovës, edhe kanë ardhur 4 persona të shërbimit  të presidentit dhe kan filluar ta sulmojnë, me ushtru dhunë fizike në të (boksa) disa herë.

Ne jemi në rrezik secili nëse shprehim mendimin tonë nëpër rrjete sociale ose nëpër rrugë ose kudo.

Formen se si është arrestuar apo kindnapuar është tmerr për shtetin, popullin dhe Qeverinë e Re që po tentohet të formohet sot” – ishin fjalët e Fitim Pacollit për Kallxo.” //KosovoInsights