Vitia: E nderuara familje ne bashkëndjejmë dhimbjen tuaj dhe do të jemi pranë jush

Arben Vitia, ministër në detyrë i shëndetësisë, ka mbajtur një konferencë me media sot lidhur me rastin tragjik që ka ndodhur mbrëmë në Qendrën e Studentëve, ku një mashkull kosovar nga Gjilani i moshës 26 vjeçare, u hodh nga kati i pestë i konviktit numër 7.

Vitia shprehu pikëllimin e thëllë të tij me rastin e ndodhur, ai ngushëlloi familjen dhe të afërmit e të vdekurit, si dhe të gjithë qytetarët e tjerë. Ai shtoi se kurrë s’do të kishte dashur të dëgjonte për një ngjarje të tillë pikëlluese.

“Kurrë s’do të kisha dashur jo veç unë po as një mjek, e as një politikan fliste për një ngjarje të rëndë tragjike si ajo që ndodhi mbrëmë. Kjo fatkeqësi na ka prekur të gjithëve edhe antarët e stafit të ministrisë, stafin mjekësor dhe mu personalisht. U bën rreth dy muaj me këtë atmosferë pandemie dhe kërcënimi nga virusi, ka një kohë të gjatë me masasa mirëpo kjo s’është e lehtë por është e detyrueshme për t’i mbrojtur qytetarët tanë njësoj si në të gjitha vendet tjera duke u bazuar nga specialistët e fushës. Dje kur po ndërtonim raportin me të dhënat pozitive që po vinin ditët e fundit nga IKSHPK, u njoftuam për këtë ngjarje tronditëse, ne si institucion nuk mund t’i lejojmë vetes të flasim për gjëra të pavërtetuara dhe të paragjykojmë asnjë element të rastit”, tha ministri Vitia.

Ministri Arben Vitia shtoi se nga ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria do të ndërmerren të gjitha përgjegjësitë institucionale që të zbardhet në detaje çdo e dhënë që lidhet me rastin.

“Prej angazhimit të udhëtimit nga ambasada në Gjermani, pritjes dhe vizitës mjekësore në Aeroport dhe shoqërimin në Qendrën studentore. Shfrytëzoj rastin t’i bëjë thirrje prokurorisë të vendosë në prioritet hetimin e rastit, çdo supozim i parakohshëm që mund ta bëjmë tani do të ishte mungesë përgjegjësie dhe shtim i dhimbjes për familjen. E nderuara familje ne bashkëndjejemë me dhimbjen tuaj dhe do të jemi pranë jush, jemi të ndërgjegjshëm që në raste të tilla fjalët dhe ngushëllimi nuk mjafton, hidhërimi dhe pikëllimi juaj është dhe i yni. Shumë e dashur familje dhe të afërm të të ndjerit të bëhemi të afërt në këto raste dhe t’u ofrojmë mbështetje atyre që kanë nevojë dhe të mos hezitojmë të kërkojmë ndihmë nëse ndjehemi të vështirësuar. Na duhet forcë të mundim atë që lë pandemia pas, të jemi pranë njëri-tjetrit por edhe pranë familjes që sot përjeton dhimbjet ë madhe, edhe një herë ngushëllime”, shtoi ai.//KosovoInsights