Vjosa Osmani: Dilni dhe matuni para qytetarëve. Nuk mund të fshiheni prapa meje.

VIDEO

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës e gjithashtu edhe nën kryetare e LDK-së ka folur rreth situatave të krijuara nga mocioni i mosbesimit dhe koalicionet e mundshme të LDK-së me partitë e tjera.

Osmani i’u bëri thirrje elektoratit të LDK që të dalin vet në zgjedhje e ta kërkojnë besimin, pasi që ajo nuk do t’i printe një liste që kërkon besim për të hyrë në koalicon me partië që e kan zhvatë Kosovën, ku i’u referohet partive PDK, AAK, NISMA.

Po ashtu Kryeparlamentarja Osmani tha se  nuk do t’i printe një liste e cila kërkon besim për të hyrë në një qeveri që nuk e ka problem udhëheqjen e dialogut nga Presidenti Hashim Thaçi, i cili ka dëshmuar që nuk e përfaqëson jo vetëm unitetin e popullit, por as interesin e vendit në tavolinën e dialogut. – shkruan Kosovo Insights.

“Në qoftë se ky qenka projekti, dilni dhe kërkoni edhe një herë ballafaqim me qytetarët. Dhe atëhere une nuk do të flas më. Dilni dhe matuni para qytetareve sepse nuk mund të fsheheni prapa meje.” – tha Vjosa Osmani në emisionin DESKU në KTV.

Në pyetjen: “A do te pranonte Vjosa Osmani të jetë mandatare e një qeverie të re pa u mbajtur zgjedhjet, nëse mandatin Presidenti i’a ofron LDK?”

Osmani u përgjigj: “Unë jam e mandatuar dhe kam marrur besim nga qytetarët që mos të bëjë kolaicion më partitë e PAN-it.”

Ndërsa në pyetjen: “Për ju një qeveri përveq Qeverisë VV-LDK , një Qeveri tjetër tani do të ishte shtrembërim i vullnetit të popullit?”

“Ashtu besoj unë sepse ashtu kemi premtuar para qytetarëve. Dhe akoma jam e bindur që sikur të kishte vullnet dhe mos të kishte deformim të ketij vullneti gjat rrugës , ne kemi pasur mundesine që të gjejmë gjuhën e perbashkët për ta tejkaluar edhe problemin e tarifës edhe çfarëdo problemi tjetër që mund të ketë lindur gjatë rrugës.” – u përgjigj Vjosa Osmani.

Pra, me këto deklarata Kryetarja e Kuvendit njëkohësisht edhe nënkryetare e LDK, bën të ditur që ajo personalisht është kundër bërjes së Qeverisë me partitë e PAN dhe poashtu që duhet të shkuar në zgjedhje për ta pyetur popullin, e jo të fshehet elektorati prapa saj. //KosovoInsights