Vjosa Osmani – Kryeministrit Hoti: “PAN-in e quaje bandë kriminale, sot po qeverisë me ta”

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar ndaj kërkesës së disa deputetëve të LDK-së që ta përjashtojnë nga salla deputetin e LVV-së, Artan Abrashi, i cili e quajti Qeverinë Hoti, – “Koti”.

Sipas saj, në të kaluarën kishte raste edhe më të rënda. Madje, kryeparlamentarja iu drejtua kryeministrit Hoti duke i thënë se derisa ishte në opozitë përdorte gjuhë edhe më të rëndë.

Osmani asoconte me deklaratën e Hotit ndaj partive të PAN-it, me të cilët tani bashkqeverisë.

Kryeministri Hoti iu kishte drejtuar koalicionit PAN me fjalë të rëndë “Bandë kriminale”. //KosovoInsights