Votimi i Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike dështon sërish

Kuvendi i Republikës së Kosovës, nuk e ka miratuar sërish Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

Në votim morën pjesë vetëm 60 deputetë, pasi deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, nuk votuan fare.

Gjatë seancës së sotme, ky ligj për herë të dytë u hodh në votim.//KosovoInsights