Vuçiq flet për njohjen e Pavarësisë së Kosovës

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq kur ka folur për njohjen e pavarësisë së Kosovës ka thënë se nuk e ka me nxitim këtë çështje.

“ Çdo vit dëgjoj se unë duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës, për atë nuk e kam me nxitim “ ka thënë Vuçiq duke deklaruar se po vepron në kuadër të detyrave të tij Kushtetuese dhe ligjore” – raporton REL.

Presidenti Vuçiq ka thënë se për këtë çështje nuk ka zgjidhje në tavolinë, dhe për momentin Vuçiq ka thënë se nuk po bisedon me askënd.

” Sa i përket Kosovës, nuk po bisedoj me askënd, dhe nuk ka kurrfarë bisedimesh në zhvillim, por as nuk ka ndonjë ide dhe as ndonjë zgjidhje në tavolinë për asnjë çështje “, tha ai.

I pyetur për kërkesën e Grenellit që çështja e Kosovës duhet të zgjidhet deri në fund të vitit, Vuçiq ka thënë se këto deklarime se ai duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës po i dëgjon që nga viti 2012.

“ Kundërshtarët politik tash e disa vite në vazhdimësi kanë deklaruar se Vuçiq do ta njoh pavarësinë e Kosovës dhe tashmë nuk më bezdisin më këto lloj deklarimesh nga ata “ ka deklaruar Vuçiq. //KosovoInsights