Walker: Kosova ka nevojë urgjente për Qeveri me legjitimitet të plotë

Pas konfirmimit të aktakuzave nga Gjykata Speciale, ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, ka reaguar Ish-ambasadori i OSBE-së gjatë luftës në Kosovë, William Walker, i cili ka kërkuar Qeveri me legjitimitet të plotë në Kosovë.

“E di që tashmë janë përfunduar disa procedura. Vjosa Osmani do të jetë presidente përkohësisht. Megjithatë, duhet një Qeveri me legjitimitet të plotë”, ka theksuar Walker.

Walker ngjarjet e së Enjtes i ka parë me shqetësim.

“Shqetësohem për Kosovën”, ka potencuar Walker.

Katër personalitete të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli,  Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi përfunduan me aktakuza në  Dhomat e Specializuara. //KosovoInsights.com