Walker: Terrorist kanë qenë ushtria serbe dhe paramilitarët si Arkani që kryen akte të tmerrshme në Kosovë

Ish-drejtuesve të UÇK-së, që aktualisht ndodhen në Gjykatën Speciale, të akuzuar për krime lufte, u ka dalur krahë, Ish-kreu i misionit verifikues të OSBE në Kosovë, William Walker, sipas të cilit UÇK ishte një grup të rinjsh kryesisht, të cilët nuk e duruan më shtypjen dhe krimet e luftës qe po kryheshin nga qeveria e Beogradit. Ata morën armët të mbronin veten e tyre, fshatrat dhe të mbronin familjet e tyre dhe rezultat i kësaj ishte lufta, transmeton “Kosovo Insights”.

“UÇK është siç e thotë emri i saj. UÇK ishte një grup të rinjsh kryesisht, të cilët nuk e duruan më shtypjen dhe krimet e luftës qe po kryheshin nga qeveria e Beogradit. Ata morën armët të mbronin veten e tyre, fshatrat dhe të mbronin familjet e tyre dhe rezultat i kësaj ishte lufta”, ka deklaruar Walker.

“Mendoj se është një përdorim i çuditshëm i fjalës terrorist, për të përshkruar UÇK. Fjalën terrorist do ta përdorja për ushtrinë serbe, policinë, paramilitaret, tipat si Arkan dhe grupet e tij të milicive që kryen akte vërtetë të tmerrshme në Kosovë”, ka potencuar Walker.

Sipas Walker, presidentin serb Vuçiç, që ka qenë ministër i Millosheviçit, nuk e ka akuzuar askush.

“Sipas mendimit tim nuk ka pasur përpjekje të ngjashme ndaj palës serbe. Së fundmi pati zgjedhje në Serbi, dhe z. Vuçiç është akoma në pushtet. Por z. Vuçiç ishte propagandues, ishte ministër i informacionit të Millosheviçit, gjatë periudhës më të keqe të gjenocidit”, ka theksuar Walker.//Kosovo Insights