Wigermark: Mision im është përkushtimi në zbatimin e agjendës për gratë, paqen dhe sigurinë

Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, shefi i Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë, Lars-Gunnar Wigermark, ka potencuar se mbrojtja e grave dhe vajzave nga dhuna dhe sigurimi i qasjes së tyre efektive në drejtësi, i bën shoqëritë më përfshirëse dhe më të qëndrueshme.

 

Lars-Gunnar Wigermark, ka deklaruar se mision i tij është përkushtimi në zbatimin e agjendës për gratë, paqen dhe sigurinë.

“Dua ta përsëris përkushtimin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë për t’i përkrahur partnerët tanë në zbatimin e plotë të agjendës për gratë, paqen dhe sigurinë”, thuhet në njoftim.