Zbulohen fjalët që Chiellini i tha Koulibayt pas ndeshjes Juventus – Napoli

Giorgio Chiellini ka shkaktuar “trazira” të mëdha në futbollin italian me deklaratat e tij kundër Mario Balotelit dhe Felipe Melos, në librin e tij autobiografik “Io, Giorgio”.

Mirëpo ky libër ka dhe pjesë ku mbrojtësi italian ka treguar “dashuri” për kundërshtarët e tij, siç është dhe rasti me Kalidou Koulibaly.

Chiellini vendosi ta ngushëllonte atë pas një autogoli që i dha fitoren dramatike Juventusit këtë sezon (4-3).

“Mbase do të kishte qenë më mirë ta përqafoja në dhomat e zhveshjes dhe ta mbanim atë moment vetëm midis nesh. Por ndodhi krejt spontanisht”.

“Një natë më parë, Koulibaly më dërgoi një mesazh duke më uruar fat (pas lëndimit). Kam pasur gjithmonë një marrëdhënie të shkëlqyer me të”.

“Një lojtar aq i fortë, një njeri aq i mirë bën një gabim të atillë në minutën e 92. Pamja e fytyrës së tij më këputi”.

“Ndjeva që duhet t’i thosha disa fjalë ngushëlluese. I thashë që është më i miri dhe se të gjithë bëjnë gabime. Vazhdo të punosh siç ke bërë deri tani dhe gjithçka do të kalojë”, ka zbuluar gazeta torineze “Tuttosport”.

Chiellini pritet ta publikojë një autobiografi ku ka folur për karrierën e tij dhe shumë gjëra të tjera. //KosovoInsights