Zbulohet “rrena” e Hotit: Dekreti i Presidentit për emërimin e Shalës si Konsull i është dërguar më datën 20 tetor 2020

Pas bujës që shkaktoi në media, emërimi i Flakron Shalës Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Pragë të Çekisë, ka reaguar edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, sipas të cilit nuk ka qenë në dijeni për këtë emërim dhe lajmin e ka marrë nga mediat, shkruan “Kosovo Insights”.

“Për emërimin e Konsullit të Përgjithshëm të Republikës Kosovës në Pragë të Çekisë, jam njoftuar nga mediat. Ky emërim nuk është koordinuar me mua. Qeveria është në proces të analizimit dhe rishikimit funksional të rrjetit të misioneve diplomatike”, ka deklaruar Hoti.

Ndryshe nga versioni i tij, është një dokument zyrtar, ku shkruhet qartë se dekreti i Ish-Presidentit për emërimin e Shalës si Konsull i Përgjithshëm në Çeki, i është dërguar edhe kryeministrit Hoti më datën 20 tetor 2020, prandaj Hotit iu zbulua gënjeshtra se kinse nuk ishte në dijeni për emërimin e djalit të deputetit Haxhi Shala.//Kosovo Insights