Zemaj: Do të kemi teste masive në Prishtinë për Covid-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sot vizitoi Komunën e Prishtinës ku u shpreh se janë duke e rishikuar mundësinë për të kaluar në teste masive.

Ai poashtu nuk dha detaje se ku mund t`i marrin këto teste por theksoi se janë duke punuar për një strategji anti-covid.

Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti tha se situata në kryeqytet është nën kontroll edhe pse janë 400 raste aktive me virus.

“Ne vazhdojmë t’i kryejmë detyrat tona. I kemi rreth 400 raste aktive në kryeqytet. Deri më sot jemi në gjendje të kemi situatën në kontroll”