Zgjedhjet në Kosovë janë të paevitueshme

Përpjekja për zgjedhjen e një presidenti të ri nga partnerët e koalicionit qeveritar është një përpjekje e dëshuar për t’ju ikur zgjedhjeve, ka deklaruar anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi gjatë një konferencë për media, transmeton “Kosovo Insights”.

Sipas Bislimit, s’mund të ketë president të ri pa zgjedhje të reja.

“Konsensusi që ekziston është që nuk mund të ketë një president të ri me qeverisje të vjetër dhe me legjislaturë të vjetër”, ka thënë Bislimi.

Derisa ka theksuar se “zgjedhjet janë të paevitueshme”

“Subjektet, kush më pak e kush më shumë, po tmerrohen nga rezultatet që mund të dalin nga zgjedhjet e reja”, potencoi Bislimi.//Kosovo Insights