Zhduket eventi i protestës të paraparë për nesër

Në rrjetin social Facebook qarkullonte një ngjarje që bënte thirrje për protestë gjithë popullore kundër masave të reja të Qeverisë se Kosovës për parandalimin e virusit Covid-19. Kjo ngjarje kishte mbi 10 mijë profile që iu kishin bashkangjitur thirrjes.

Ngjarja protestuese “gjithë popullore” pritej të mbahej me datën 13, e premten, në Sheshin Skënderbeu të kryeqytetit nga ora 11:00. Mirëpo në rrethana ende të paqarta kjo ngjarje nuk ekziston më në platformën Facebook, gjithashtu profili nga i cili ishte organizuar protesta me emrin “Zëri i popullit” nuk gjendet më në këtë platformë.

Personat përgjegjës të policisë së Kosovës të kontaktuar nga Kosovo Insights mohuan se janë në dijeni për një protestë të mundshme dhe se deri më tani nuk kanë pranuar ndonjë njoftim të shkruar për mbajtjen e kësaj proteste.

Ngjarja protestuese kishte për qëllim kryesor kundërshtimin e mbylljes së qytetarëve, mirëpo ndër tjera kërkonin përgjegjësi prej Qeverisë së Republikës së Kosovës edhe për zhdukjen e 2 milion eurove. Ende mbete e paqartë se kush qëndronte mbrapa kësaj proteste.//KosovoInsights