Zhelko Komshiq: Kosova është shtet i pavarur pa asnjë diskutim

Kosova është shtet i pavarur dhe se një çështje e tillë s’ka pse diskutohet, ka deklaruar anëtari kroat i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zhelko Komshiq.

Në një intervistë për një medium nga Sarajeva, Komshiq ka potencuar se Kosova është një shtet i pavarur. Ky është fillimi dhe fundi i rrëfimit.

Sipas tij, është çështje tjetër nëse dikush e pranon një fakt të tillë apo jo.

“Unë e respektoj një qëndrim të tillë, por unë s’mund të jetoj në një mënyrë që t’i bëjë kosovarët dhe Kosovën armiq të Bosnje e Hercegovinës. Dua të iu tregoj atyre vullnetin e mirë dhe pranimin e realitetit. Ne duhet të punojmë bashkë me Kosovën”, ka thënë Komshiq.