Zyra e Prokurorit të Specializuar konfirmon se është duke kryer operacione në Kosovë

Pas komfirmimit të aktakuzave nga Gjykata Speciale ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli, sot në mëngjes zyrtarë të EULEX’it kanë bastistisur shtëpinë e Thaçit dhe banesën e Veselit, poashtu selinë e PDK’së

 

Ndërkohë, përmes një njoftimi për media, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka konfirmuar se sot aksionet po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe të EULEX-it.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) aktualisht është duke kryer operacione në Kosovë. Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në njoftim adresuar mediave nga ZPS.//Kosovo Insights