Zyrtarë të EULEX’it bastisin selinë e PDK’së, shtëpinë e Thaçit, dhe banesën e Veselit

Një ditë pas komfirmimit të aktakuzave nga Gjykata Speciale ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli, sot në mëngjes zyrtarë të EULEX’it kanë bastistisur shtëpinë e Thaçit dhe banesën e Veselit, poashtu selinë e PDK’së.

Në mëngjesin e së premtes, vetura të shumta të Policisë së Kosovës janë parë pranë shtëpisë së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, derisa para baneses së Veselit, janë parë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Aktualisht EULEX’i është duke kryer bastisje në selinë e PDK’së.

E vetmja që ka reaguar deri tani është deputetja Ganimete Musliu, e cila ju ka bërë thirrje EULEX-it ti ndalin poshtrimet.

“Provokimet e EULEX-it po vazhdojnë edhe sot. E neve sot ma shumë se kurr na duhet maturi e kujdes, na duhet unitet e te flasim me një zë si SHTET. Ndali provokimet dhe poshtrimet EULEX sepse historine e popullit tonë martir nuk mund ta ndryshosh!”, ka shkruar Ganimete Musliu.//Kosovo Insights